Anëtarët e grupit “Yoga për qeshje” qeshen dhe zgërdhihen për 45 minuta.Ata bëjnë me dorë, duartrokasin dhe vijnë vërdallë, duke bërë grimasa qesharake ndaj njëri tjetrit në përpjekje për ta bërë njëri tjetrin të qeshë edhe më shumë. Kjo lloj i yogas ka filluar të praktikohet se pari më 1995 nga Dr.Madan Kataria, një fizikan, në Indi dhe tash ekzistojnë më shumë se 6000 klube në 60 shtete të botës.
Kombinimi i qeshjes së pakusht dhe frymëmarrjes së yogas besohet se relakson muskujt dhe ndikon në lirimin e endrofinës – një përbërës kimik në tru i njohur për efektin e të ndjerit mirë