Keni dëgjuar për zbardhje dhëmbësh për të pasur një buzëqeshje
sa më tërheqëse, por femrat në Senegal dinë një mënyrë tjetër: nxirjen e
mishit të dhëmbëve me anë të tatuazhit.
Siç transmeton
Top-Channel, vajzat e vendit afrikan thonë se paraardhësit e tyre e kanë
praktikuar këtë metodë që jep një buzëqeshje më të bukur, mbron mishrat
e dhëmbëve dhe largon erën e keqe të gojës.
Kjo procedurë është bërë publike, pasi një video është hedhur në
rrjet e në të cilën shihet një grua me emrin Marieme që nxin mishrat e
dhëmbëve në një seancë shumë të dhimbshme.
“Nuk ia rekomandoj askujt. Është një torturë e vërtetë”, thotë vajza
pasi mbaron, por po e njëjta video tregon se pas disa ditësh ajo është
shumë e lumtur me rezultatin.
Ndërkaq, artistja që bën tatuazhe të tilla ka thënë se kjo ka qenë
një traditë e femrave të Senegalit, porse kohët e fundit ka rënë
interesi.
“Femrat nuk duhet të kenë mishra dhëmbësh të kuq. Një buzëqeshje e bukur tërheq meshkujt”, ka theksuar ajo. /Telegrafi/
VIDEO :
VIDEO :