Saturday, January 5, 2013



Rojet e burgut në qytetin " Arapiraca të Brazilit " e kane kapur nje mace, e cila kishte hyrë në burg “për të bërë kontrabandë”.


BBC raporton se në trupin e maces ishin ngjitur gjësende të dedikuara për të burgosurit – mes tyre, një telefon celular, mbushës dhe dëgjuese.


“Është vështirë të mësohet se kush është përgjegjës, pasi që macja nuk flet”, ka deklaruar zëdhënësi i burgut.
Policia ka thënë se të gjithë të burgosurit janë të dyshuar për këtë akt kontrabande dhe se gjësendet kanë mundur të përdoren për arratisje ose komunikim me kriminelët jashtë burgut.

comments